#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, partneri ideal i Anjezës duhet të ketë këtë profesion për t’i rrëmbyer zemrën

Dukeqenëse jemi në prag të festave të fundvitit nuk mund të mungonte në #thuajemepepsi një episod dedikuar ushqimeve tona të preferuara në këtë sezon.

Askush tjetër veçse Anjeza Maja-s nuk do t’i përshtatej më mirë një emisioni të tillë dhe për këtë arsye e sollëm ditën e sotme në studio. Moderatorja e famshme diskutoi rreth dietave të ndryshme, udhëtimeve ku ka provuar ushqime të shumëllojshme si dhe pjatat që nuk duhet të mungojnë në tryezën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Si rrallëherë në #thuajemepepsi ndodh edhe që të parashikohet e ardhmja, të paktën kështu zbuluam profesionin që duhet të ketë partneri i ardhshëm i moderatores. Të gjithë ishim të një mendimi kur u tha nga Dojna Mema se Anjezën e mendojmë në krah të një shefi kuzhine.

Dita e saj perfekte do të ishte: paradite “Në Shtëpinë Tonë” ndërsa darkën pranë partnerit të saj që zotëron profesionin e një shefi kuzhine. Nga ana tjetër, Anjeza jo vetëm që nuk e kundërshtoi këtë parashikim, por shtoi se bën mirë që shefi i kuzhinës të ketë edhe një restorant me 5-së yje, në fund të fundit dashuria vjen nga stomaku.