#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Sara Karaj: “Ja si i dashuri im përfshihet në botën e make up-it”

Blogerja simpatike Sara Karaj ishte sot pjesë për herë të parë e #thuajemepepsi si influencuesja ideale për gjithçka duhet të dimë rreth make up-it në stinën e verës.

Teksa ajo ka dhënë qindra këshilla rreth grimit, trendeve të saj dhe gabimet që bëjnë vajzat në aplikimin e tij, Sara ka folur edhe për jetën e saj personale.

Fillimisht ajo habiti dëgjuesit kur rrëfeu se bën 3 punë dhe se i dashuri i saj herë pas herë përfshihet në bloget e saj për ta ndihmuar.

Sara u shpreh se në fillimet e lidhjes, i dashuri ishte skeptik për sukesin e kanalit të saj në Youtube e aq më tepër për make-up por tashmë që ka përfitime, ai është mëse i gatshëm të përfshihet.

Bukuroshja shtoi se shumë shpejt ajo do të realizojë një video që në komunitetin e Youtube është trend, ku partneri i saj i bën grimin.

Megjithëse kjo nuk i’u duk e këndshme fillimisht, ai është gati që ta lyejë apo ndoshta edhe ta pikturojë, sesa do ta vlerësojë publiku punën e tij, kjo ende mbetet për t’u parë.