#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Viola Gjoleka: “Nuk më ka pëlqyer vëmendja e njerëzve”

Aktorja simpatike e “#Love#Likes#Tirana” ishte ditën e djeshmë e ftuar për herë të parë në #thuajemepepsi.

Bëhet fjalë për Viola Gjolekën e cila përcolli shumë energji pozitive në studio. Ajo zbuloi detaje nga eksperienca e saj në këtë serial kaq të pëlqyer për publikun por edhe për punën në “Anabel” në tërësi.

Viola, e cila ka përfunduar studimet për financë, as që e kishte menduar se një ditë mund të bëhej aktore dhe roli i saj të kishte kaq shumë sukses.

Të gjithë e kanë mirëpritur personazhin e Ledias edhe pse Viola ishte skeptike në fillim. Kur seriali u bë i njohur ajo e kishte të vështirë të përballej me vëmendjen e publikut për këtë arsye gjithmonë ka qenë më e tërhequr se vajzat e tjera madje edhe Instagram-in e hapi e fundit.