#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi: Xhani Shqerra zbulon detaje nga intervista së tij e parë në Top Albania Radio

Moderatori i njohur Xhani Shqerra u rikthye sërish në studion e Top Albania Radios ku ka dhënë edhe një ndër intervistat e para të karrierës së tij.

Me shumë humor ai ka kujtuar herën e parë që u shfaq në zyrat e TAR në vitin 2003 për të promovuar projektin e tij muzikor në gjuhën italiane, “Un posto nel tuo cuore”.

“Kur më thërritën në verë për të dhënë një intervistë, unë asokohe vishesha në mënyrë plazhiste. Kur hyra në recepsionin e radios, një vajzë më thotë se nuk mund të kaloja pasi kisha veshur pantallona të shkurtra dhe shapka me gisht. U ndjeva shumë në siklet” ,-tha Xhani duke theksuar se më pas hyri dhe u intervistua në studio nga Jonida Aliçkolli.

Ai shtoi se të intervistohej në Top Albania Radio ishte një ëndërr e bërë realitet, pasi për të, të rralla ishin intervistat në gjuhën shqipe.