#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Xheisara Frisku: “Nuk dua të jem e famshme, dua të jem e suksesshme”

Këngëtarja Xheisara Frisku ishte e ftuara e episodit 23 të #thuajemepepsi.

Bukuroshja dhuroi shumë energji pozitive gjatë emisionit ku zbuloi edhe disa detaje nga prurja e saj më e re muzikore.

Teksa është pyetur nga Arditi se ku e sheh veten pas 5 vitesh, Xheisara rrëfeu se dëshiron të shkojë shumë larg me karrierën e saj si repere.

Ajo shtoi se për të nuk është e rëndësishme që të jetë e famshme dhe të njihet nga të gjithë por të jetë një arstiste e suksesshme dhe e kompletuar ashtu siç është idhulli i saj Aurela Gaçe.