#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi: Xhesi Muçaj zbulon personazhin më të vështirë që ka intervistuar

Moderatorja simpatike e “Voila” rikthehet me shumë energji në #thuajemepepsi.

Bëhet fjalë për Xhesi Muçaj e cila tregoi eksperiencën e saj si pjesë e “Pop Culture” dhe “Top Talent” që sapo përfundoi me sukses, sezonin e tij të dytë.

E njohur për intervistat e saj interesante, Xhesi u pyet se cili ka qenë personazhi i famshëm, më i vështirë për tu intervistuar.

Pa u menduar shumë, ajo u përgjigj menjëherë duke thënë se Dren Abazi nuk ta bën të thjeshtë t’i marrësh një intervistë.

“Megjithëse e kam mik, e kam thënë dhe herë të tjera që Dren Abazi është shumë i vështirë për tu intervistuar. Ai nuk pëlqen të flasë shumë dhe nuk pranon t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve” ,-tha ajo.