Sport

Tirana fiton derbin e kryeqytetit

Tirana fiton derbin e kryeqytetit me rezultatin 2-1 ndaj Partizanit në derbin e kryeqytetit që u luajt për herë të parë në stadiumin Air Albania në një atmosferë elektrizuese me rreth 20 mijë tifozë të pranishëm. Ishte ekipi Bardheblu që kaloi fillimisht në avatantazh me anë të Bathës në min e 7, por vetë pak çaste më pas në min e 11 Bardhi barazoi gjithçka. Ndërkaq fitoren e vulosi Cobinna vetëm në min e 90 të takimit. Partizani vijon te kryesoje me 25 pikë ndërsa Tirana ngjitet në vendin e 5 me 22 pikë.