Aktualitet

“Tirana lexon” një traditë e re leximi për çdo qytetar

Në Bibliotekën Kombëtare, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro iu bëri ftesë mediave, të bashkëpunojnë më shumë mbi shqetësimin që ndau me miqtë e librit, jo vetëm si ministre por edhe si njeri i letrave. Këtë vit, nisma “Tirana lexon” synon ta çojë librin edhe në periferitë e kryeqytetit, si në Bibliotekën e Bathores, por edhe të kthehet në një traditë leximi, që të mbushë me lexues kafenetë e çdo qyteti.