Sport

Tirana mund Skënderbeun 2-1

Tirana mundi Skënderbeun në Korçë me rezultatin 2-1, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme për rigritjen në klasifikim. Kur gjithçka shkonte drejt mbylljes në barazim 1-1, Tirana gjeti golin e dytë dhe të fitores me Majkëll Ngo. Me 3 pikët e marra, bardhelbutë ngjiten në kuotën e 28 pikëve, po në vendin e shtatë, ndërsa Skënderbeu i rikthehet krizës, që nuk po gjen zgjidhje prej shumë javësh. Java e 23 e Kampionatit vijon nesër ndeshjet Luftetari-Teuta e Partizani–Flamurtari ndërsa mbyllet të dielën me përballjet Kastrioti–Laçi e Kukësi–Kamza.