Aktualitet

Tiranë, djali vret babanë dhe plagos nënën

Një krim i rëndë në familje tronditi sot Tiranën. Një djalë 21 vjeçar vrau me armë zjarri babanë dhe plagosi nënën e tij. Mësohet se autori i krimit është ndaluar nga policia ndërsa dërgonte të ëmën në spital. I riu e ka kryer vrasjen me armën e shërbimit të babait të tij që ishte një efektiv policie. Policia po heton për të mësuar shkaqet që shtynë 21 vjeçarin drejt këtij akti tragjik për të vrarë prindërit.