Aktualitet

Tiranë, nga e hëna në të premte kufizime të energjisë elektirke

Prej sot në Tiranë do të ketë kufizime të energjisë elektrike. Shkak do të jetë remonti në nënstacionin e ish-Uzinës Dinamo. Si pasojë energjia do të mungojë pjesërisht nga ora 09:00 deri në 13:00 në zonën pranë shinave të Trenit, Rruga “Don Bosko”,  zona pas spitalit të Traumës në Laprakë, ish-Parku i Autobusëve dhe zona e ish-Kombinatit Tekstileve. (Të martën, të mërkurën dhe të enjten pa energji do të jetë Babrruja, Paskuqani, Bathorja dhe Kodra e Kuqe. Të premten Rrugët “Jordan Misja”, ish-Uzina Dinamo”, ”Siri Kodra”,  zona pranë Universitetit Bujqësor të Kamzës).