Bota

Tjetër hap drejt një samiti të dytë Trump-Kim Jong-un

Tre zyrtarë të Koresë së Veriut, kanë rezervuar një fluturim në Uashington. Mediat koreano-jugore sugjerojnë lëvizjen e mundshme drejt një samiti të dytë mes Presidentit Amerikan, Donald Trump e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Detajet pritet të diskutohen nesër në Uashington në një takim të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo me një zyrtar të lartë të Koresë komuniste.