Showbiz

Top Awards: E vetmja zonjushë në “Top 5” është Enca

Mund të themi me bindje që Enca po përjeton një moment mjaft kulminant në karrierën e saj.

Ndërkohë që projekti i saj më i fundit muzikor po ecën mjaft mirë, një vlerësim të madh artistja po e merr edhe falë debutimit të saj si aktore në filmin “I Love Tropoja”.

Edhe pse muzika mbetet prioriteti i saj, në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, ajo shpjegoi se gjithmonë e ka parë veten si aktore-këngëtare.

“Amor” është kënga që ka renditur Encen më mirë se kurrë më parë në klasifikimin zyrtar të “Top Awards”. Këtë javë bashkëpunimi i Encës me Zaza dhe Mixey vazhdon të mbetet në zonën e nxhetë të klasifikimit, duke e bërë këngëtaren të vetem artiste femër që renditet në 5-shen e këngëve më të votuara të javës.

Duket se fakti që këngëtarja ka zgjedhur të vijë ndryshe në këtë prurje muzikore është mirëpritur nga publiku. Në intervistën e dhënë, Enca gjithashtu ka shprehur se projektet e saj në vazhdim do të jenë krejtësisht ndryshe nga njëri-tjetri.