Showbiz

Top Awards: “Fustani” i Elvana Gjatës dhe Capital T rihyn në “Top 20”

Qershorin e këtij viti, bashkëpuimi i Elvana Gjatës dhe Capital T shënoi një vit në klasifikimiin e “Top Awards” dhe pavarësisht gjithë këtyre javëve që kanë kaluar, ky projekt muzikor vazhdon të mbetet një ndër më të preferuarat e publikut shqiptar.

Votimet e shumta të fansave të dy artistëve kanë bërë që kjo këngë të rihyjë në “Top 20”, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për një këngë që ka qëndruar gjatë në listë.

Ndërkohë që javën e kaluar pozicionohej në vendin e 33-të, mbështetja e publikut e ka ngjitur me 14 pozicione, duke e renditur kështu në vendin e 19-të.

Kujtojmë që kjo këngë ka mbajtur vendin e parë për dy javë rresht. E shndërruar në një ndër hitet verore të vitit të kaluar, interesi i publikut ka lënë të nënkuptohet se “Fustani” ende dëgjohet dhe kërcehet pafund edhe në këtë sezon veror.