Showbiz

Top Awards: Ja me çfarë iu fillon emri, shumicës së artistëve shqiptarë

Pas 242 javësh klasifikim, nurmi i artistëve, të cilët kanë qënë të paktën një herë pjesë e klasifikimit të “Top Awards”, ka shkuar në 200-të. Bëhet fjalë për artistë të rinj por edhe ata me shumë vite eksperiencë në muzikë, nga brenda dhe jashtë kufijve territoralë të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Artistë” është një ndër kategoritë më të veçanta që faqja zyrtare e “Top Awards” ofron. Nëse dëshironi të zbuloni më shumë për jetën artistike të artistëve tuaj të preferuar, cilat kanë qënë fillimet e tyre në muzikë, mjafton te klikoni këtu.

Shumë artistë, qofshin ata shqiptarë apo të huaj, preferojnë që në fushën e artit të përdorin një tjetër emër, i cili sigurisht mbart një kuptim në vetëvete.

Nëse do të bëjmë një analizë të kategorisë artistë, sa i përket artistëve që përdorin si emër arti atë të vërtetë, janë më të shumtë së sa pjesa tjetër.

A jeni kuriozë të dini se me cilin inicial ka më shumë artistë shqiptarë?

Nëse e kishit pyetur veten ndonjëherë se cili inicial i bën bashkë më shumë artistë, është A-ja.

Inicale të tjera më të përdorshme që emrat e artistëve shqiptarë fillojnë, janë D dhe E.

Ndërsa shkronjat më pak të përdorëshme janë H dhe O me nga një artistë. Sa i përket inicilait Q, derimë tani nuk ekziston asnjëartist.  Nëse dëshironi të jeni ndryshe nga të tjerët, zgjidhni emër arti me Q, do të jeni të parët ( pasi ende nuk ka asnjë artist me këtë emër) ose xhanëm mbani emrin tuaj, fundja Qazim nuk është aq keq.