Showbiz

Top Awards: Ja si Alban Ramosaj “krijoi” Lana Del Rey ose Sabrina Claudia-n e tij, KleoNiki…

Rreth tetorit të vitit të kaluar, në media nisi të qarkullonte lajmi se Alban Ramosajt, i kishte “rënë në kokë” për Niki Delijorgjin, e cila tashme njihet me emrin e artit KleoNiki. Alban Ramosaj madje u skuq në fytyrë teksa po fliste për KleoNikin, duke ngritur akoma më shumë dyshime se mes dyshes mund të kishte disa shkëndi dashurie. Teoria e të qënurit çift vijoi edhe më tej, ku KleoNiki pozoi me barkun e rrumbullakosur, madje duke shkruar që babai ishte Albani.

Pavarësisht se dyshja u përpoq t’i hidhte benzinë zjarrit që po qarkullonte në media, gjithçka u sqarua më 14 Shkurt, ku KleoNiki dhe Albani publikuan bashkëpunimin e tyre, të titulluar “Unity”. Duket se të gjitha aludimet e morën një shpjegim, Alban Ramosaj po kalonte shumë kohë në studio me KleoNiki, për të “krijuar” Lana Del Rey apo Sabrina Claudia-n e tij.

KleoNiki, një nga personazhet elektrik të rrjeteve sociale, duke u bërë shpesh herë kryeartikulli i mediave, për shkak të disa deklaratave të saj (kujtojmë është goca që lyen fytyrën me periodat e saj dhe mendon se rënia e tërmetit ka një “qëllim hyjnor”, referuar një video të postuar nga vetë ajo), kishte marrë vëmendjen e duhur për debutimin e saj në muzikë.

“Unity” ka marrë mjaft komente pozitive në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar edhe kritikat. Sipas fansave, duket se dyshja i ka kushtuar shume rëndësi klipit, i cili shfaq dashurinë e zjarrtë mes KleNikit dhe Albanit, e cila i kalon kufinjtë e Tokës, duke u zhvendosur në hapësirë, mes yjeve. Një pjesë e kësaj video muzikore na sjell në mendje një ndër skenat ikonë të filmit “Ghost”, momenti intim i ndërtimit të poçes prej balte mes Patrick Swayze dhe Demi Moore.

“Na jepni një çmim për faktin se kemi sjellë diçka ndryshe në industri”, shkruan në një postim në Instagram, këngëtarja.

“Unity” në rastin më të keq është një “B-Side” i muzikës “jo për t’u shitur”, ndërsa në rastin më të mirë, hiq anglishten që si gjithmonë nuk kuptohet, është një hit radio-friendly, por koha do e tregojë këtë. Nuk duhet të harrojmë gjithashtu se duke qënë se është publikuar në ditën e Shën Valentinit, mund të futet edhe në grupin e të ashtëquajturave këngë që dëgjohen në sfond në momente intime.

Del Rey dhe The Weeknd, Sabrina Claudio dhe Zyan apo Khalid mund t’i quani si të doni KleoNikin dhe Ramosajn, sidoqoftë jetojmë në “Post Modernizëm”, çdo gjë është bërë – asgjë të re nuk ka mëa. Fundja, artistët e mirë kopjojnë, artistët e mëdhenj vjedhin, apo jo Picasso?