Showbiz

Top Awards: Kush e ka lënduar kaq shumë Getinjon?!

Getinjo është një tjetër artist që sapo ka publikuar prurjen e tij më të re muzikore, të cilën ka vendosur të titullojë “P9”.

Sugjerimet e publikut e kanë bërë këtë këngë menjëherë pjesë të klasifikimit, duke e renditur në vendin e 99-të.

Për instrumentalin e saj është kujdesur producenti DJ Money, kurse tekstin e ka shkruar vetë reperi, përmes të cilit duket se është shumë i lënduar.

Po kush e ka lënduar kaq shumë Getinjon?!

“Kukulla është bi*ch, ska ndjenja”, kjo është një nga frazat që shihet në klipin e këngës. A mos vallë dikush ka lënduar artistin sa të shpërthejë në “ofendime” dhe ta krahasojë femrën me një kukull?

“Ajo sillet mir edhe nese o MIS”, kjo është një tjetër fjali që gjendet në tekstin e këngës, mos vallë vajza që ka lënduar reperin është mis?

Ndërkohë që të gjitha këto janë thjesht aludime për shkak të tekstit, në fakt vetë Getinjo nuk ka dhënë ndonjë deklaratë nëse kënga është personale apo jo.

Po ju si mendoni, ka ndonjë lidhje ky tekst me jetën e tij personale?