Showbiz

Top Awards: Majk dhe Capital T, kush është më e mirë, “Pasha jeten” apo “Hala”?

Dy reperat e suksesshëm, Majk dhe Capital T, kanë vendosur të vijnë me një tjetër bashkëpunim, duke treguar qartë se projektet e bëra së bashku, kanë super sukses.

Po të kthehemi pas në kohë, kujtojmë që Capital T dhe Majk, surprizuan publikun shqiptar kur në mars të 2018-ës, sollën “Pasha jeten”, një këngë që do të merrte menjëherë vëmendjen e publikut.

Capital T dhe Majk, miqësia e të cilëve daton rreth 9 vite më parë, dijnë si të shndërrohen në qendrën e vëmendjes dhe këtë e kanë bërë në mënyrën më të bukur të mundshme, duke qëndruar të bashkuar dhe duke sjellë një tjetër bashkëpunim të fuqishëm të titulluar “Hala”.

Ndërkohë që “Pasha jeten” në debutimin e saj mbante vendin e 34-t, krejt ndryshe ka ndodhur me “Hala”, e cila është futur menjëherë në vendin e dytë.

Ndërkohë që votat e kanë treguar përfundimin e tyre, por sipas jush kush është bashkëpunimi më i mirë, “Pasha jeten” apo “Hala”?