Showbiz

Top Awards: Ndryshon vendi i parë, ja cila këngë na ka fiksuar këtë javë…

Prej muajsh Alban Ramosaj kishte paralajmëruar publikun se ishte duke punuar për projektin e tij të ardhshëm, klipi i të cilit do të ishte si një film me metrazh të shkurtër dhe artisti ia ka arritur qëllimit.

Vetëm pak ditë më parë, Albani ka publikuar “I Nat Ma fal“, një projekt muzikor i cili na ka fiksuar menjëherë që në ditët e para dhe si pasojë publiku e ka renditur në krye të klasifikimit zyrtar të “Top Awards”.

Kam punuar shumë fort për këtë projekt“, shkruan Albani në postimin promovues të këngës në Instagram dhe duket qartë që puna i është shpërblyer menjëherë.

Kjo këngë ka rrëzuar nga vendi i parë, “Loco” të Stresit, i cili për 8 javë rresht ka qëndruar në krye, duke iu afruar rekordit si artisti që ka qëndruar më shumë në vendin e parë por duket se konkurrenca ka qënë mjaft e fortë. Pavarësisht rënies nga vendi i parë, Stresi ka humbur vetëm një pozicion, duke u renditur në vendi e dytë por reperi mban gjithashtu edhe vendin e tretë me “Two Shots”, bashkëpunimi me MKR dhe Anxhelo Koci.

Kjo javë ka sjellë në total dy hyrje të reja muzikore, Alban Ramosaj dhe Bojken Lako, të dy të renditur mjaft mirë njëri në vendin e parë dhe tjetri në vendin e 5-të.