Showbiz

Top Awards: Një tjetër aktore e “Portokalli-së” shndërrohet në këngëtare

Delinda Disha është një tjetër personazh i njohur që i është futur fushës së muzikës. “A me degjon” titullohet debutimii aktores, e cila ka ardhur në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Devis Xherahu.

Kush është Delinda Disha?

Delinda Disha është aktore e programit humoristik “Portokalli” që prej vitit 2014-të. Ajo u shndërrua shumë shpejt në një ndër personazhet me të njohur të “Portokalli-së” dhe kjo për shkak të interpretimit të Briseida Shehaj, Drejtoresha e Tatimeve në atë kohë. Delinda vazhdon të sjellë personazhe mjaft interesant, duke shkaktuar të qeshura pafund cdo të dielë në ekranin e “Top Channel”.

Delinda Disha i futet muzikës

Duke qëndruar brenda fushës së saj, asaj tw artit, Delinda ka bërë debutimin e saj si këngëtare dhe ky “profesion” i ri është pëlqyer shumë nga publiku shqiptar.

Në një intervistë të dhënë për “Wake Up”, Delinda ka treguar se futja e saj në muzikë ishte thjesht e rastësishme dhe është një nga eksperiencat më të bukura të provuara derimë tani.

Devis Xherahu dhe Delinda kanë qënë të ftuar në programin e mëngjesit ku kanë shpjeguar si lindi ky bashkëpunim mes tyre.

Devis ka treguar se ka qënë i ftuar në një koncert ku performonte edhe Delinda si aktore dhe aty vuri re talentin e aktores, e cila arriti ta argëtonte një publik të tërë me interpretimin e saj, duke bërë njerëzit që të përqendroheshin tek ajo edhe pse para saj kishte performuar Devisi, i cili i kishte bërë të kërcenin pafund.

Ishte pikërisht ky moment kur Devisit i lindi në mendje të sillte një bashkëunim me Delindën. Këngëtari ka shpjeguar se pika e fortë e një aktori është e folura, recitimi kështu që edhe muzika “rap” është në vetëvete një recitim, gjë që Delinda e ka bërë më së miri në projektin e përbashkët.

Për Delindën këndimi nuk ka qënë aspak i vështirë. Ajo tregon se teksa është futur në studio, ka përfunduar menjëherë duke mos bërë asnjë dubël, duke qënë se ishte e bindur se cfarw do bwnte.

Ky bashkëpunim, i cili ka nisur punën rreth 6 muaj më parë, është futur menjëherë në klasifikimin e “Top Awards”, duke u pozicionuar në vendin e 99-të.