Showbiz

Top Awards: Njihuni me Snoop Dogg-un shqiptar – Kissrage

Gjatë kësaj jave, tre projekte të reja i janë shtuar klasifikimit të “Top Awards” dhe një ndër ta është Kissrage me këngën e tij “Homie$”. Teksa dëgjon porojektin e tij debutues, kupton një ngjashmëri të Kissrage dhe Snoop Dogg, të paktën në këngën “Drop It Like It’s Hot”.

I kontaktuar nga “Top Awards”, Kissrage, emri i vërtetë i të cilit është Renco Hysa, ka zbuluar më shumë për këngën e tij debutuese.

Fillimisht na zbuloni se kush eshte Kissrage?

Kissrage: Kush është Kissrage? As unë nuk e di kush është ende sepse si person asnjëherë nuk kam arritur në një përfundim. Nuk eshtë ndonjë imazh perfekt por edhe imperfeksionet që ka si imazh, artistin “Kissrage” e bejnë atë perfekt. Akoma vazhdoj të ndryshoj dhe akoma evoloj pas cdo periudhe. Nuk dëshiroj të qëndroj i njëjti.

TA: Pse keni zgjedhur si emër arti Kissrage?

Kissrage: Pse kam emrin Kissrage është e thjeshtë. Rage vjen nga inicialet e mia R dhe H që kur spellohen formojnë Rage dhe Kiss është sepse jo vetëm që të duash “Rage” si artist por edhe të duash kaosin dhe cmendurinë që ofron nëpër performanca.

TA: A është “Homie” projekti juaj i parë muzikor? Na zbuloni se cilit zhanër muzikor i përket ajo?

KissrageProjekti i parë i publikuar zyrtarisht pasi ka shimë kohë që kam punuar dhe testuar veten duke shkruar tekste të tjera. Sa i përket zhanri muzikor, nuk dua që ta limitoj veten vetëm në një zhaner. Nuk dëshiroj që muzika të jetë pjesë e një gjëje, dua të punoj me tinguj të ndryshëm, zhanre të ndryshëm.

TA: Kush është kujdesur për tekstin, muzikën dhe klipin?

Kissrage: Teksti i “Homie$” është shkruar nga unë, muzika Contrabandgotti dhe klipi u realizua nga unë, Bojken lako dhe “Cinema drums”.

TA: Frymëzoheni nga muzika e Snoop Dogg? Duket sikur kjo këngë ka pak ngjashmëri në stil me “Drop It Like It’s Hot”, sa e vërtetë është kjo?

Kissrage: Snoop Dogg është në “Top 5” time të preferuar “old school rap”, më pelqen konfidenca e Snoop-it dhe mënyra si i bën finesë beatit. Kur shkruajta këngën të them të drejtën nuk po mendoja fare për Snoop Dogg, po mendoja një mënyrë ku mund ta bëja këtë tematikën e lekut fun por edhe serioze, në një mënyrë që t’i tregoja dy anët e jetës që paraja influencon. Nëse ju mendoni se kënga ime ngjan me “Drop It Like It’s Hot” atëherë është një shprehje që thote: “Great minds think alike” (Mendjet e mëdha mendojnë njësoj).

TA: Mendoni se tregu shqiptar është paksa i vështirë që artistët e rinj të marrin vlerësimin e duhur?

Kissrage: Unë mendoj se tregu shqiptar ka krijuar rrymën e tij dhe kjo gjë më pëlqen por besoj se edhe ndryshimi po vjen. Në fund të fundit, nuk mendoj shumë për tregun por mendoj për cdo person që dëgjon muzikën time, dua që jo vetëm ta dëgjojnë muzikën por edhe ta ndjejnë atë. Gjithmonë kam thënë se dëshira më e madhe është që ai person që vjen për të parë koncertin tim, të vijë dhe të ikë duke qeshur, kjo pjesë më intereson më shumë se cdo gjë.

TA: Cilat janë planet në të ardhmen sa i përket muzikës?

Kissrage: Kam plane shumë të mëdha por nuk jam personi që flet për planet, thjesht dua t’i zbatoj.