Showbiz

Top Awards: Pas 174 javësh nuk ka më “Lejla” për Elvana Gjatën

Ajo ka qënë një ndër këngët më jetëgjatë të klasifikimit por “Lejla” e Elvana Gjatës, Capital T dhe 2po2 nuk ka mundur t’i rezistojë konkurrencës së kësaj jave.

Pas plot 174 javësh, publiku ka vendosur të mos ketë më “Lejla” për Elvanën në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

E publikuar në tetorin e vitit 2016-të, ky kjo këngë e dashur për publikun shqiptar ka mundur të pozicionohet në krye të “The Top List” për 4 javë rresht.

Në kohën e publikimit, kjo këngë arriti të rrëmbente vëmendjen e publikut shqiptar falë muzikës mjaft ritmike, e cila është dëgjuar pafund në verën e vitit 2017-të.

Duket se projektet e reja të Elvanës, e lanë paksa në hije “Lejla”, e cila për hir të së vërtetës ende krijon atmosferë në koncertet e shumta të artistes.