Showbiz

Top Awards: Pas lindjes së Duam, presim këngën e Alban Skënderaj

Java që lamë pas ka qënë padiskutim një ndër momentet më të bukura për çiftin e njohur, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj. Një pjesëtar i ri iu shtua familjes së bukur dhe është pikërisht një djalë, të cilin dyshja e suksesshme ka vendosur të quajë Duam.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Miriam dhe Albani, shpjeguar arsyen pse vendosën të zgjidhnin këtë emër për djalin e tyre.

Eshtë detyrim moral ndaj jush që na keni dhuruar dashuri e keni qënë pjesë e gëzimeve dhe hidhërimeve tona, të ndajmë arsyen pse zgjodhëm këtë emër edhe pse mund ta imagjinoni”.

“Duam (përveç se një fjalë e ëmbël, e pastër dhe kuptimplot shqipe) vjen nga emri i këngës me të cilën ne kurorëzuam martesën tonë para pak muajsh, ditë e cila përkon me momentin e paharrueshëm kur zbuluam që Duam-i kishte nisur rrugën e tij për të ardhur në jetë. Ishim duke xhiruar klipin dhe duke e kënduar cdo ditë atë këngë ndaj e kemi ndjerë gjithmonë shumë edhe si këngën e tij. DU-AM-ELI, edhe inicialet e emrave tanë si prindër janë aty në mes si një shtyllë ku Duam-i dhe motra e tij Ameli mund të mbështeten gjithmonë“, përfundon shkrimi i publikuar në rrjetet sociale.

I mbushur me urime, komplimente dhe fjalë të ëmbla është shoqëruar ky postim i dyshes në rrjetet sociale.

Ndërkohë që po shijon momentet më të bukura, fansat dëshirojnë që këtë ngjarje të jashtëzakonshme në jetën e tij, Albani ta shoqërojë me publikimin e një këngë. Kanë kaluar thuajse 7 muaj që nga prurja më e fundit e Albanit, e cila ka qënë pikërisht kënga “Duam”, kështu që fansat po presin me padurim hitin e ardhshëm të artistit.