Showbiz

Top Awards: Pavarësisht debutimit jo shumë të mirë, Kida futet në “Top 3” me “Mall”

Projektet e reja të Kidës marrin menjëherë vëmendjen kryesore, që në momentin e parë që publikohen mirëpo prurja më e re e saj, “Mall”, nuk pati një debutim aq të mirë në listën e 100 këngëve më të bukura të javës.

Nëse do të kthehemi rreth 4 javë më parë, kënga e Kidës debutoi në vendin e 65-të, një pozicionim jo mjaft i mirë për këtë artiste, këngët e të cilës në shumicën e rasteve debutojnë në zonën e nxehtë të klasifikimit.

Por pavarësisht kësaj, fansat e Kidës kanë bërë të pamundurën që kënga e artistes tyre të preferuar të renditet aty ku ajo meriton.

Në javën e dytë të hyrjes në listë, “Mall” u ngjit me 54 pozicione, duke u renditur menjëherë në vendin e 11-të. Nga java në javë, kjo prurje e re e artistes vijoji të votohej nga publiku dhe në javën e saj të 4-t ajo arriti deri në vendin e tretë

Nëse fansat do ta pozicionojnë këtë këngë në vendin e parë në javët në vazhdim kjo është totalisht në dorën e tyre dhe ne na mbetet ta zbulojmë në javët në vazhdim.