Top Awards: Stresi ngjitet plot 98 pozicione…. WT*

Përveçse është vetë i “çmendur”, Stresi ka vendosur të çmendë edhe fansat e tij, të cilët e kanë ngjitur artistin me plot 98 pozicione nga java e kaluar, përmes votave të tyre.

Duket se “Loco”, e publikuar një ditë para mbërritjes së Koronavirusit në Shqipëri, ka qënë një ndër shoqëritë më të mira për publikun këto ditë, i cili e ka shijuar në maksimum.

Ndërkohë që javën e kaluar pozicionohej në vendin e 100-të, kjo java e gjen reperin në vendin e dytë, duke iu afruar kreut të listës.

Pavarësisht se është i karantinuar në Athinë për shkak të gjendjes së krijuar në mbarë botën, Stresi duket se po shijon më së miri këtë kohë së bashku me miqtë e tij.

Me muzikë të Irkenc Hykës dhe tekst të vetë reperit, “Loco” është padyshim një prej këngëve më të dëgjuara të javës por se cili do të jetë pozicionimi i saj javën e ardhshme, kjo mbetet për t’u parë.

Me shume nga: Stresi