Bota

Tortura e dhunë në protesta, BE rrit presionin ndaj Bjellorusisë

Bashkimi Evropian do të rrisë presionin ndaj presidentit të Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, si kundërpërgjigje ndaj shtypjes brutale të protestave pas zgjedhjeve që blloku i cilësoi si “as të lira, as të drejta”. Pak para takimit të jashtëzakonshëm të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, autoritetet bjelloruse nisën lirimin e qindra të ndaluarve. Shumë prej të burgosurve folën për kushte të tmerrshme ndalimi, dhunë dhe keqtrajtime të tjera. Edhe organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International, konfirmoi pretendimet e protestuesve për “torturë të përhapur”. Të paktën dy prej tyre humbën jetën dhe rreth 7 mijë persona u ndaluan prej shpërthimit të revoltës më 9 gusht, pasi rezultatet zgjedhore nxorën fitues presidentin autoritar, Lukashenko për një mandat të gjashtë presidencial me 80 për qind të votave. Ky pretendim u kundërshtua nga kandidatja opozitare, Svyatlana Tsikanouskaja, që detyrua të arratiset në Lituani.