Bota

Tragjedia hekurudhore në Indi, shkon në 60 numri i viktimave

Shkon në 60 bilanci i viktimave të aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur një tren është përplasur me një turmë njerëzish në pjesën veriore të Indisë. Ndërkohë që numri i të plagosurve ka shkuar në 50 persona. Njerëzit ishin mbledhur për të parë fishekzjarret gjatë një festivali fetar. Sipas shtypit lokal, dy trena kishin arritur nga drejtime të kundërta në dy binarë  të ndryshëm. Ndryshimi i gabuar  në të njëjtën kohë i binarëve solli tragjedinë.