Showbiz

Tragjedia në Bejrut, The Weeknd dhuron 300 mijë dollarë

Tragjedia në Bejrut i ka prekur padyshim të gjithë. Dy shpërthimet e javës së kaluar, në Bejrut, Liban, lanë të vdekur rreth 220 njerëz dhe 6,000 njerëz të plagosur. Mesa duket këngëtari me famë botërore The Weeknd ka vendosur që të ofrojë për ndihmë 300 mijë dollarë. Këtë e bëri të ditur menaxheri i tij, Wassim Slaiby, nëpërmjet një postimi në Instagram. “Dua të falënderoj vëllain tim The Weeknd për aktin e tij bujar dhe klas, duke dhuruar 300,000 dollarë në fushatën ‘Global Aid’ për Libanin”, ka shkruar ndër të tjera ai.