Bota

Tre aeroportet më të mirë në botë gjenden në Katar, në Tokio dhe në Greqi

Tre aeroportet më të mirë në botë gjenden në Doha të Katarit, në Tokio të Japonisë e në Athinë të Greqisë. “Hamad”, “Haneda” dhe “Eleftherios Venizelos” kryesojnë klasifikimin e kompanisë “AirHelp”, që vlerëson linjat ajrore dhe aeroportet. “AirHelp” bazohet te performanca në kohë, cilësia e shërbimit dhe ushqimit e gjithashtu te mundësitë e blerjeve. Lista e saj përfshin 132 aeroporte.