Bota

Tre ministra britanik pro shtyrjes së marrëveshjes për daljen e Britanisë nga BE-ja

Tre ministra të kabinetit britanik njoftuan publikisht se do të mbështesin shtyrjen e marrëveshjes për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian. Kjo nëse ligjvënësit votojnë kundër planit të Kryeministres Theresa May për një akord të ri me Unionin. Ata drejtojnë dikasteret e Biznesit, Drejtësisë e të Punës. Afati për largimin e Britanisë nga Unioni përfundon më 29 Mars.