Bota

Trump emëron Kelly Craft Ambasadore në OKB

Donald Trump njoftoi kandidaturën e të dërguarës së posaçme në Kanada, Kelly Craft, për ambasadore në Kombet e Bashkuara. Në një mesazh në “Twitter”, Presidenti Amerikan shkruan se “Kelly ka bërë një punë të madhe në përfaqësimin e Shteteve të Bashkuara”. Shefi i Shtëpisë së Bardhë thekson se nuk ka dyshime se “Vendi do të përfaqësohet në nivelin më të lartë”.