Bota

Trump paralajmëron Rusinë kundër ndërhyrjes në zgjedhje

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov kundër çdo “përpjekjeje për të ndërhyrë” në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara dhe “i ka bërë thirrje Moskës të zgjidhe konfliktin me Ukrainën”. Trump nga ana tjetër ka kërkuar mbështetjen e Rusisë në frenimin e Iranit nga zhvillimi i armëve bërthamore, si dhe në sigurimin e denuklearizimit të Koresë Veriore.