Bota

Trump planifikon ndryshime në procedurën e vizave për punëtorët e kualifikuar

Presidenti Donald Trump deklaroi se planifikon ndryshime në programin H-1B që jep viza të përkohshme për profesione e specialitete si teknologjia apo mjekësia. Por administrata amerikane tha më vonë se ai i referohej ndryshimeve që u propozuan vitin e kaluar. Propozimi synon të rritet me 16 për qind, numri i përfituesve të H-1B që mbajnë diploma të avancuara nga universitetet amerikane. Gjithashtu do të ristrukturohet procesin e aplikimit me një sistem të ri elektronik regjistrimi.