Bota

Trump thotë se do të rifillojnë bisedimet tregtare me Kinën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se delegacioni amerikan dhe ai kinez do të rifillojnë bisedimet tregtare, pas një ndërprerjeje të gjatë. Trump tha se për këtë ka biseduar edhe me presidentin kinez, Xi Jinping, dhe se ekipet e të dy udhëheqësve do të aranzhojnë përgatitjet për një takim mes tyre në kuadër të samitit G20 që do të mbahet këtë muaj në Japoni.