Bota

Trump urdhëron hetim kombëtar sigurie për importet e makinave

Donald Trump urdhëroi një hetim kombëtar sigurie për importet e makinave, diçka që mund të rezultojë me tarifa të reja. Presidenti tha se “Industria amerikane e makinave është kritike për forcën e kombit, ndaj urdhëroi Departamentin e Tregtisë të nisë hetimin”. Ky i fundit bazohet në një ligj të viteve ‘60 që thotë se “Shefi i Shtëpisë së Bardhë mund të kufizojë importet, nëse kërcënojnë sigurinë kombëtare”.