Bota Lajmet e fundit

Turistët pushtojnë Korenë e Veriut, Peniani vendos kufizime për shkak të numrit të lartë

Turistët kinezë kanë pushtuar Korenë e Veriut. Interesi është kaq i madh sa Peniani është detyruar të vërë një kufi për mbërritjet. Kina mbetet mbështetja e vetme diplomatike e vendit të izoluar ndërkombëtarisht dhe njëkohësisht, partnerja e tij më e madhe e tregtisë dhe një burim i vazhdueshëm ndihme. Edhe pse nuk ofrohen të dhëna zyrtare, vërshimi  turistëve kinezë ka bërë që në Peniani të mbërrijnë çdo ditë të paktën 2000 persona.