Aktualitet

U kap me 63 kg kanabis, arrestohet një 40-vjeçar në Qafë Botë

Një 40-vjeçar ra në pranga nga policia kufitare për transportimin e 63 kg kanabis, në Qafë Botë. Operacioni u zhvillua ditën e djeshme por u bë i ditur sot. Pas kontrollit në automjetin e tij efektivët nxorrën disa pako ku pas peshimit rezultuan 63.7 kg të llojit kanabis sattiva. Pas kontrollit policia arrestoi drejtuesin e mjetit banues në Sarandë.