Showbiz

U përfol se Elvana Gjata do të përfaqësojë një shtet tjetër në Eurovizion, ja si qëndron e vërteta

Ditën e kaluar në të gjitha portalet dhe mediat shqiptare me shpejtësi u përhap lajmi se këngëtarja shumë e dashur e publikut, Elvana Gjata do të konkurronte në Eurovizion.

Sipas thashethemeve, ajo do të përfaqësonte San Marinon në festivalin Europian më këngën “Me Tana” me të cilën u rendit e dyta në “Fest 58”.

Për shkak se San Marino është një mikro-shtet me një popullësi prej 33,562 banorësh, Eurovizioni e lejon të marrë një këngëtar të jashtëm për t’i përfaqësuar.

Shumë fansat dolën në pëfundimin se e përzgjedhura e tyre do të ishte Elvana Gjata pas komenteve të shumta në rrjetet sociale.

Megjithatë kjo do të mbetet vetëm një dëshirë e fansavë të saj dhe fanatikëve të këngës “Me Tana” pasi përfaqësues të këngëtares kanë konfirmuar për revistën “Anabel” se këto aludime nuk janë të vërteta.