Showbiz

U përfol se u rikthyen sërish bashkë, ja si qëndron e vërteta mes Bella Hadid dhe The Weeknd

Ata ishin pa dyshim një ndër çiftet më simpatikë të publikut pasi në sytë tanë luftuan për dashurinë e tyre edhe në momentet më të vështira.

Para pak ditësh, mijëra përdorues online nisën të aludonin se Bella Hadid dhe The Weeknd janë rikthyer krah njëri-tjetrit kjo për shkak se ky i fundit ishte i pranishëm në festën e ditëlindjes së modeles.

Lajmi fillimisht u bë i ditur nga “E News” dhe më pas qarkulloi gjithandej në rrjet. Megjithëse të gjithë kanë shprehur lumturinë rreth kësaj ngjarjeje, përfaqësues të 23-vjeçares kanë vërtetuar të kundërtën.

Ata konfirmuan se këngëtari kanadez ishte i pranishëm në ditëlindjen e Bellas por vetëm si shokë e asgjë më shumë. Thashethemet e shumta kanë bërë që edhe vetë Abel të reagojë nëpërmjet një postimi online.

“Imagjino të fiksohesh pas lidhjes së dikujt për të cilën nuk di as gjënë më të vogël” ,-shkroi ai në dukje i irrituar.