Aktualitet

U plagos me armë nga RENEA, Xhevahir Jonuzi mbërrin tek Trauma

Mbërrin në spitalin e Traumes në Tiranë, Xhevahir Jonuzi, i cili mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit me armë zjarri me policinë. Jonuzi i dënuar me 25 vjet burg për vrasje u rrethua nga policia dhe forcat Renea gjatë një aksioni mëngjesin e sotëm në Vlorë. 47 vjeçari Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre. Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit i dënuari për vrasje mbeti i plagosur në këmbë.