Bota

U raportua për mashtrim nga promovuesit, anulohen koncertet e Enrique Iglesias

Enrique Iglesias është detyruar të anulojë disa koncerte në Evropën Lindore pas raportimeve për mashtrim nga promovuesit. Autori i hitit ‘Hero’ duhej të performonte në Kroaci, Letoni dhe Bjellorusi në dhjetor, por koncertet janë anuluar papritur. Një deklaratë e postuar në faqen e internetit të agjencisë letoneze Bilesu Serviss pretendon se zëdhënësi i Iglesias anuloi shfaqjet pasi promovuesit dështuan të përmbushin marrëveshjen për të organizuar koncertet.