Sport

U tubuan gjatë ndeshjes, procedohen 6 tifozë të Tiranës

Policia ka proceduar 6 persona si organizatorë të një tubimi gjatë ndeshjes Tirana–Kukësi. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ku disa tifozë të Tiranës janë grumbulluar jashtë stadiumit “Selman Stermasi” në shkelje të protokolleve të sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Si pasojë, janë identifikuar dhe proceduar në gjendje të lirë organizatorët.