Sport

UEFA, mbështetje për lojtarët: Një ditë paratë mbarojnë!

UEFA For Players”, titullohet iniciativa më e re e qeverisë së futbollit europian. Duke marrë parasysh faktorët në karrierën e shkurtër të futbollistëve, UEFA ka inaguruar një aplikacion me bashkëpunimin e emrave që kanë lënë aktivitetin, dhe janë përballur me problematikat. Aplikacioni jep informacione dhe ndihmë për futbollistët që kanë lënë karrierën, që të marrin hapat e duhura. Një ditë paratë mbarojnë dhe pa një ndihmë konkrete, ligjore, dhe profesionale, vështirësitë për lojtarët mund të jenë të shumta.