Sport

UEFA përjashtoi Rubin Kazan nga kompeticionet e saj për 2018-2019

Rregulli i Fair Play Financiar bën një tjetër viktimë në futboll. UEFA përjashtoi Rubin Kazan nga kompeticionet e saj për sezonin 2018/2019 ose për atë pasardhës nëse nuk do të kualifikohet. Klubi rus ishte dënuar më parë me një gjobë prej 3 milionë Eurosh dhe tani do të jetë i detyruar të paguajë edhe 3 milionë të tjerë pasi nuk ka respektuar akordet e firmosura në vitin 2014.