Sport

UEFA: Skënderbeu pezullohet 10 vite nga Kupat e Europës

 Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës sapo dha vendimin për Skënderbeun duke konfirmuar dënimin prej 10 vitesh mospjesëmarrje në Kupat e Europës.  Pas akuzave për trukim ndeshjesh, më 29 Mars të 2018-ës, Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA dënoi skuadrën korçare me 10 vite pezullim nga aktivitetet europiane e një milion euro gjobë.