Bota

Uragani Maria, Porto Riko ende pa energji

Porto Riko po përballet me një krizë tejet të rëndë si pasojë e dëmeve të Uraganit “Maria”. Popullsia është pa energji dhe duket se do të duhen muaj derisa të rikthehet plotësisht. Ndërkohë, diga e rrezikuar për t’u shembur, ende përbën problem. Gjithashtu, stuhia prishi rrjetin telefonik, ndërsa pemët e rëna kanë bllokuar pjesën më të madhe të autostradave në Porto Riko, ku shumë shtëpi janë pa çati.