Bota

Ursula Von Der Leyen: E përkushtuar në fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE!

E nominuara për kryetare të Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen tha se mbetej e përkushtuar në fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut. Deklaratën ajo e bëri gjatë një seance dëgjimore me grupin e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian. Von Der Leyen tha se Ballkani Perëndimor duhet të merret më seriozisht, dhe Unionit i nevojitet një fillim i ri.