“Vajza dragua” nuk heq dorë nga ndërhyrjet në trup, e fundit është në…

Modelja Amber Luke, mori një vëmendje të madhe mediatike disa kohë më parë, pasi ngjyrosi trupin e saj tërësish me tatuazhe, duke marrë dhe epitetin “vajza dragua”. Mirëpo, 24-vjeçarja australiane duket se nuk ka hequr dorë nga ndërhyrjet në trup dhe e fundit ishte ajo në të pasmet e saj. Amber ndau foto pas rezultatit, me mijëra ndjekësit e saj në rrjete sociale.

“Një super përvojë. Ishte një ndërhyrje që dëshiroja ta bëja prej kohësh, por tani ja ku jemi, e gjitha u bë dhe ndihem mjaft e lumtur”, u shpreh Amber.

Sakaq Amber ka bërë për herë të parë tatuazh që në moshën 16-vjeçare dhe tashmë në të 24-at e saj numëron plot 130 të tilla. Ndër më të rrezikshmet është cilësuar tatuazhi që ka bërë në sy, për të cilën është shprehur se ka rrezikuar të verbohet.