Aktualitet

Valës së protestave masive i shtohen edhe banorët e ‘Bregut të Lumit’

Veç studentëve dhe banorëve të Astirit edhe Banorët e Bregut të Lumit u tubuan për të katërtën ditë me radhë kundër shembjes së banesave të tyre, ndërsa kërkojnë dëmshpërblim total. Ata akuzojnë qeverinë se po i trajton me dy standarde sa i përket shpronësimit. Edhe në Unazën e Re mbrëmjen e sotme banorët dolën në protestë për të 33-ën ditë. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në mbështetje të tyre tha se nëse populli ngrihet do të detyrojë qeverinë të reflektojë.