Showbiz

Vanessa fajson kompaninë e helikopterëve për vdekjen e Koby Bryant dhe vajzës së tyre Gianna

Mësohet se Vanessa Bryant do të hedhë në gjyq kompaninë e helikopterëve dhe kërkon dëmshpërblim miliona dollarë për vdekjen e legjëndës së basketbollit, Kobe Bryant dhe vajzës së tyre 13-vjeçare, Gianna.

Bashkëshortja e basketbollistit të ndjerë fajson pilotin Ara Zobayan i cili ndërroi gjithashtu jetë gjatë aksidenit, pasi ai nuk mori të dhënat e motit para se të niste helikopterin. Sipas Vanessës ai duhet të kishte anuluar fluturimin kur pa situatën e vështirë.

Tashmë ajo kërkon dëmshpërblim ekonomik dhe nuk do të heqë dorë derisa drejtësia të vendoset në vend.